Golat e Luis Suarez dhe Lionel Messi kualifikuan Barcelonën në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit në derbin katalan ndaj Espanyol. Skuadra e Valverde përmbysi humbjen 1-0 të ndeshjes së parë. Në takimin e kthimit në Kamp Nou, Barcelona i mbylli llogaritë për 25 minuta. Blaugranat e nisin me ritëm të lartë ndeshjen duke e gjetur golin e parë me Suarez që në minutën e 9. Lionel Messi, me pak fat vendosi rezultatin dhe kualifikimin në minutën e 25-të me një gjuajtje nga jashtë zonës.

Tifozët e Barcelonën u kënaqën me kualifikimin, por jo dhe aq me blerjen 160 milionë. Coutinho i cili u aktivizuar në minutën e 68 si zëvendësues i Iniesta ishte shumë larg pritshmërie. Lojtari vetë e përshkroi si një eksperiencë tejet speciale 22 minutat e luajtura por ndoshta talenti i tij do të shihet pas disa ndeshjesh, atëherë kur të përshtatet më mirë me grupin dhe ta nisë si titullar.

Në gjysmëfinalet e kupës së mbretit në Spanjë janë kualifikuar edhe Leganes, që eliminoi Realin e Madridit, Sevilla dhe Valencia.

Tv Klan