“Mos u gënjeni nga marifetet e të tjerëve”

E vlerësoi si madhështore pritjen që i bën demokratët e Shkodrës nga ku nisi fushatën elektorale për zgjedhjet e 6 Marsit, ndaj Lulzim Basha zgjodhi ta memorizojë me një foto.

“Po e nis me një selfi se kam iluzionin që selfi, fotografia, do ta kujtoj e do ta ruaj, do ta përjetësoj këtë moment mahnitës, këtë moment të mrekullueshëm”.

Kandidatin Xhemal Bushati, e sheh si alternativën e vetme e të duhur për Bashkinë e Shkodrës që bën diferencën sipas tij me të 2 kandidatet e tjerë.

“A doni një Shkodër me kryebashkiak të kontrolluar nga Edi Rama dhe Tom Doshi? Doni një kryebashkiak, i cili vendos në bashkinë e Shkodrës, modelin e Edi Ramës dhe Tom Doshit? A doni një kryebashkiak, i cili ta vendosë Shkodrën në funksion të agjendave personale dhe pazareve personale të Edi Ramës dhe Tom Doshit? Nuk iu dëgjoj! Edhe njëherë! Atëherë votoni partinë demokratike! Votoni Xhemal Bushatin”!

Shkodranët i vlerëson për zgjuarsinë dhe intuitën për të kuptuar kush po përdor marifete për t’i gënjyer.

“Shkodranët që nuk i gënjeu dot as Enver Hoxha, nuk i gënjen dot askush tjetër me asnjë marifet”.

Vetë kandidati Bushati premton shërbimet qytetarët nuk do t’i marrin më në bashki, pasi do të shkojë bashkia ku ata jetojnë.

Tv Klan