Presion prokurorëve të SPAK të hetojnë “inceneratorët”

Masat e forta të sigurisë për kryeministrin Edi Rama në Kukës, Lulzim Basha i shpjegon me mllefin e qytetarëve për premtimet e pambajtura, që e bëjnë kreun e qeverisë të ngjajë me një pushtues në lëvizje.

“Dy të tretat e kuksianëve janë të detyruar të largohen shumica, prej tyre jashtë vendit. Pasi ka larguar qindra mijëra shqiptarë përsërit premtimet bajate me të cilat mori pushtetet në 2013-n. Ka premtuar shëndetësi falas dhe sot shëndetësia është në kolaps total. Vetëm kjo mund të jetë arsyeja pse lëviz si pushtues. Nuk besoj as pushtuesit më të urryer të Shqipërisë të kenë lëvizur kaq të ruajtur në territorin e vendit. Vetëm largimi i tij është ndarja me të keqen”.

Por në konferencën për mediat, Lulzim Basha shënjestroi prokurorët e SPAK-ut për të cilët tha se do të mbajnë përgjegjësi pas 25 Prillit për pasivitetin me hetimet e dosjes së inceneratorëve.

“Bëni detyrën tuaj, çfarë ju pengon, duan apo nuk duan të kapurit e drejtësisë nda Edi Rama, kjo aferë do të hetohet dhe përgjegjësit do të ndëshkohen”.

Gjate konferencës për mediat, Basha solli shembullin e disa të njohurve të tij të cilët kishin përjetuar kalvarin e tamponimit dhe të trajtimit me Covid.

Tv Klan