Jo fishekzjarre në qendër, por në 12 njësi të Tiranës

Vetëm pak orë larg ndërrimit të viteve, shqiptarët po nxitojnë të bëjnë blerjet për tavolinën e vitit të ri. Por pandemia duket se ka ndikuar jo pak tek familjet.

“Bëra pazar të zakonshëm. Çfarë do të ketë tavolina juaj. Të njëjtat vetëm pak verë më shumë”.

“Nuk janë punë për ne pazaret, por qofte bleva”.

“Bukë bleva edhe fasule kam për darkë”.

“Këtë vit jemi pak më poshtë me tavolinën”.

Të tjerë kanë zgjedhur të shijojnë kafen e fundit për këtë vit. Për shkak të pandemisë,  edhe spektakli i fishekzjarrëve këtë vit është konceptuar ndryshe nga Bashkia e Tiranës.

Për të shmangur shkeljen e orës policorë  që nis në 20;30, në sheshin Skënderbej nuk do të hidhen fishekzjarrë.

“Spektakli i fishekzjarrëve të vijë në shtëpitë e banorëve. Do të hidhen fishekzjarrë në 12 njësi të kryeqytetit”

“2020 ishte një vit i vështirë jo vetëm për Shqipërinë por për të gjithë botën. E në thelb ky vit ka pasur shëndetin, prandaj unë uroj të gjithë shqiptaret viti 2021 t’i gjejë me shëndet në familjet e tyre. Gëzuar!”

Tv Klan