Deputeti i Partisë Demokratike, pjesë e Komisionit të Rithemelimit, Belind Këlliçi thotë se nuk ka negociata formale për bashkimin e demokratëve, por diskutime mes deputetëve të të dyja fraksioneve brenda PD-së.
I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Këlliçi tha se Basha është i shkarkuar dhe jo i dorëhequr.
“Nuk ka negociata në kuptimin formal, por ka diskutim të deputetëve të të dyja palëve. Ka një lloj komunikimi drejt rikthimit në normalitet. U tha që nuk ka krizë e tashmë pranohet që ka krizë. Tani ka një tentativë për të gjetur një zgjidhje me atë pjesë të grupit parlamentar që ka një qasje racionale që kërkohet që zgjidhja të vijë me votë.
Për ne Lulzim Basha nuk është dorëhequr, është i shkarkuar. Tentativë është që të mos humbet asnjë votë. Ështe e logjikshme që t’i qëndrojmë vendime të PD dhe Kuvendit Kombëtar”, tha ndër të tjera Belind Këlliçi. /tvklan.al
/tvklan.al












Botërori 2026 
