Bashkimi i Sindikatave të Pavarura i ka kërkuar sot Qeverisë Majko privatizimin e detyrueshëm të ekonomisë shqiptare si e vetmja rrugë dalje nga kaosi ekonomik. Këshilli Kombëtar i kësaj sindikate në mbledhjen e sotme ka nënvizuar si tepër të domosdoshme rritjen tërësore të pagave në sistemin buxhetor që do të sjellë ndryshimin e pagës minimale dhe asaj bazë.

Sipas kryetarit të Sindikatave të Pavarura Fatmir Musaku ky ndryshim sjell rritjen e pagës në sektorin privat dhe interes të veçantë për vetëpunësim. Ata kanë prekur dhe gjendjen aktuale e spitaleve tona duke shtruar alternativën e privatizimit të tyre. Duke u ndalur tek subvencioni i medikamenteve nga punëdhënësit, ata kanë nënvizuar rolin që duhet të luajë këshilli kombëtar i punës i cili aktualisht është i paralizuar nga Gjykata e Faktit.

Në mbledhjen e sotme, sindikalistët e Pavarur e Metalurgjisë ka protestuar ndaj eksportit të skrapit, lëndës së parë të Kombinatit Metalurgjik./tvkan.al