Këngëtarja shqiptare duket se ia dedikon atë vetes

Në 30-vjetorin e saj të lindjes, Bebe Rexha ka vendosur t’i bëjë vetes, por edhe fansave një dhuratë.

“Jo më 20 vjeç” është titulli i këngës së sapo publikuar, dedikuar vetes dhe atyre që nuk i japin rëndësi numrave.

Përherë e guximshme dhe e drejtpërdrejtë, këngëtarja me origjinë shqiptare ka treguar edhe një herë që komplekset nuk janë për të.

Videoklipi shfaq jo vetëm Beben e lumtur me të 30-at e saj por edhe disa protagonistë që flasin se si ndihen në të 20-at dhe në të 30-at.

Vetëm pak ditë më parë Bebe Rexha u vlerësua në MTV Music Awards për kengën më të mirë ritmike “Call you mine”.

Tv Klan