“Kandidatët e PS dolën nga bodrumet e mafias”

Për kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha, zgjedhjet e 14 Majit nuk janë thjesht dhe vetëm zgjedhje për pushtetin vendor, por një mundësi për t’i thënë ndal qeverisjes së Edi Ramës dhe për të kthyer shpresën tek shqiptarët.

“Janë zgjedhje për fatin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. A do të rrokullisemi ne në këtë mënyrë, në mënyrë që pas 8 viteve të tjera, 66% e shqiptarëve të mos jenë në Shqipëri, dhe pas 16 vitesh nuk merret vesh se sa do të qëndrojnë. Apo do ti themi stop kësaj situate”.

Ndaj nga Divjaka ku prezantoi Aurel Malko si kandidat të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këtë bashki, ai ftoi gjithë shqiptarët që të ngrihen dhe të votojnë ndryshimin.

E vërteta është se ndryshimi është në duart tuaja dhe pavarësisht nga shumë vërejtje që mund të keni për PD-në, për njërin apo tjetrin, ju garantoj se ata që ju krahasojnë ju, krahasojnë natën me ditën.”

Në dallim nga kandidatët e opozitës që u zgjodhën përmes procesit të primareve, ai tha se emrat e përzgjedhur nga mazhoranca dolën nga bodrumet e mafies.

Kandidatët tanë kudo që janë, vijnë ballëhapur para qytetatëve, vijnë pasi janë provuar, besuar nga vullneti i tyre. Kandidatët e krahut tjetër vijnë nga bodrumet e mafias, vijnë në një mënyrë që askush nuk e merr vesh.”

Në fjalën e tij Berisha nuk la pa komentuar edhe planin e qeverisë për rritjen e pagave, duke theksuar se ai nuk është gje tjetër veçse mashtrimi i radhës i Edi Ramës.

Tv Klan