Sali Berisha do të zhvillojë një konferencë për shtyp. Zyra për shtyp e Berishës njofton se konferenca do të zhvillohet tek selia e Partisë Demokratike në orën 20:00.

“Në orën 20:00, Berisha konferencë për shtyp tek Selia e PD”, thuhet në njoftim.

Konferenca e Berishës do të zhvillohet pas referendumit të ndërmarrë nga Komisioni i Rithemelimit për të ratifikuar shkarkimin e Lulzim Bashës, vendim i marrë nga Kuvendi i 11 Dhjetorit. Por ky vendim nuk njihet nga Lulzim Basha.

Ditën e sotme u zhvillua Kuvendi Kombëtar i thirrur nga ai. Pas përfundimit të punimeve të këtij Kuvendi, Basha tha se ditën e sotme vetëm ky aktivitet ka qenë i Partisë Demokratike. “Nuk ka referendumdhe Komitet Rithemelimi”, tha ndër të tjera Basha.

Po ashtu paraqitja e Sali Berishës në selinë blu pritet që të mbahet në një kohë ku atje do të jetë edhe Lulzim Basha, pasi ky i fundit ka thirrur Kryesinë e PD-së, e cila ka nisur të mbajë një mbledhje. Megjithatë deri më tani nuk dihet kohëzgjatja e kësaj mbledhjeje./tvklan.al