“Basha, pjesë e skemës së gjobvënies Rama-McGonigal ndaj biznesmenëve”
Shqiptarëve që i janë bashkuar kauzës për largimin e Kryeministrit Rama, Sali Berisha u kërkoi që frymëzimin ta gjejnë tek revolucioni paqësor i vitit 90-të.
“PD ka nevojë të frymëzohet nga revolucioni i ’90. Revolucionin sot do e fitojnë vetëm ata që i besojnë revolucionit të ‘90”.
Në skemën e gjobvënies “McGonigal” ndaj biznesmenëve shqiptarë, krahas Kryeministrit si të përfshirë për herë të parë përmendi edhe ish-paraardhësin e tij në krye të Partisë Demokratike.
“Edi Rama u thoshte të tjerëve se zoti Escobar më ka dorëzuar listën e biznesmenëve që do të sanksionohen. A ishte kjo një listë që të shkonin dhe të paguanin te Rossini dhe McGonigal gjobat? Kjo ishte një skemë në të cilën Edi Rama po fuste në dorë, në skllavërim të plotë, biznesmenë në lista, kësaj radhe të dorëzuara nga Lulzim Basha”.
Për këtë çështje që e cilëson si një ndër aferat më të mëdha të shekullit XXI, Berisha iu drejtua sërish me një thirrje institucioneve amerikane.
“I bëj thirrje Kongresit të SHBA, FBI, DASH, ta hetojë”.
Pas asgjesimit të opozitës nuk sheh vetëm Edi Ramën, por edhe atë që kryedemokrati thotë se është armiku më i egër i kombit shqiptar.
“Ky është Xhorxh Soros i cili ndan qëndrime armiqësore ndaj kombit shqiptar”.
Akuzat për korrupsion të Edi Ramës u pasuan nga ato ndaj kryebashkiakut Veliaj.
“Sepse ka shndërruar fushën e Sharrës në minierë floriri dhe ndan paret me Edi Ramën”.
Drejtësinë e kapur sipas tij për zbardhjen e aferave të qeverisë do ta bëjnë shqiptarët deri në largimin e Kryeministrit Rama.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 