“2021 vit i tmerrshëm, por dhe i mrekullisë”
Ish-kryeministri Sali Berisha i është drejtuar me një mesazh qytetarëve shqiptarë në mbërritje të Vitit të Ri.
“Vit me gëzime suksese e mbarësi, uroj të festoni të gëzuar në vatrat tuaja familjare kudo që ndodheni”.
2021-i për të shëmbëllen me një medalje me dy anë, ku Edi Ramës i faturon varfërinë dhe korrupsionin që tha se solli me qeverinë e tij në këtë mandat të tretë.
Krah Edi Ramës si e keqe për demokratët dhe shqiptarët nuk la pa rreshtuar edhe Lulzim Bashën, të cilin tha se anëtarësia e largoi me votën e saj në Kuvendin Kombëtar dhe referendumin e 18 Dhjetorit. Ky moment sipas Berishës shënoi edhe anën e ndritur të medaljes për vitin që po lëmë pas.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 