Ai u votua nga 5256 anëtarë të FRPD

Të rinjtë e Forumit rinor të Partisë Demokratike kanë zgjedhur kryetarin e tyre të ri.
Ai është Besar Xhaferi, i cili arriti të marrë 5256 vota në zgjedhjet që u mbajtën ditën e sotme, duke lënë pas 5 kandidatët e tjerë.

Pas Xhaferit, më i votuari është Mariglend Doçi me 1292 vota, teksa të tjerët kanë një diferencë të madhe votash. Besar Xhaferi zëvendëson në këtë post Belind Këlliçin.

Tv Klan