Argjentina fitoi sot në 22 qershor ndaj Austrisë me rezultatin 2:0, duke konfirmuar gjendjen e mirë të ekipit. Dy golat u realizuan nga Messi.

Futbollisti i Kosovës Albion Rrahmani, i ftuar në emisionin Kampionët e Botës në Tv Klan tha se Messi është i jashtëzakonshëm. Ai u shpreh se Lionel Messi bën çdo gjë vetë.

Aktori Kastriot Çaushi deklaroi se Argjentina i duket e etur për një titull tjetër për Kupën e Botës. Kledi Hyseni, ish-futbollist tha se Messi po luan lojën, që ka ëndërruar gjithmonë të luajë.

Albion Rrahmani: Messi nëse e merr topin, e bën gjithçka vetë. Unë jam fans i Portugalisë, por shoh një xhelozi tek Cristiano Ronaldo. Kjo xhelozi e ka lënë pak mbrapa.

Kastriot Çaushi: Argjentina ka ende etje të brendshme. Messi po luan shumë mirë, është në gjendje të jashtëzakonshme.

Kledi Hyseni, ish-futbollist: Messi po luan futbollin që ka ëndërruar ta luajë.

/tvklan.al