Këngëtarja flet për kulturën e afro-amerikanëve

Beyonce sërish ka bërë histori duke pozuar për revistën e mirënjohur Vouge. Kennedi Carter nga Karolina e Veriut e fotografoi këngëtaren për periudhën e Dhjetorit, kur edhe kjo revistë do të dalë në treg. Ajo përmban tre kopertina të ndryshme.

Paraqitja e Beyoncé-s në revistë vjen me një intervistë të rrallë të kryer nga kryeredaktori i Vogue, Edward Enninful. Beyonce u shpreh se ky vit e ka ndryshuar atë tërësisht. “Unë vërtet e çmoj këtë herë e më shumë familjen time dhe këtë herë vij me një qëllim të ri, që të ngadalësoj dhe të heq gjëra stresuese nga jeta ime”, u shpreh ajo.

Edhe këtë herë Beyonce zgjodhi kërkoi posaçërisht një grua me ngjyrë për të realizuar fotot së bashku me kryeredaktorin e Vogue. Kennedi, prej kohësh përpiqet të nxjerrë në pah bukuritë dhe vlerat që kanë komuniteti afro-amerikan, i cili së fundmi është vendosur në qendër të debatit pas protestave që nisën që në muajin Mars në SHBA.

39-vjeçarja foli edhe përqendrimin e saj te kultura afrikane gjatë viteve të fundit. Ajo u shpreh se misioni i saj ishte që edhe vajzën e saj Blue Ivy, dëshironte që ta përfshinte në këtë botë ku ajo të vlerësonte e të mësonte nga kultura e tyre.

Beyonce u shfaq në kopertinën e Vogue në SHBA, duke folur për vështirësitë e lindjes së binjakëve në 2017-n ku ndër të tjera këmbënguli që Vogue të punësojë një fotograf afro-amerikan, 23-vjeçarin Tyler Mitchell, për të realizuar kopertinën, gjë që ndodhte për herë të parë në historinë e revistës.

Klan Plus