Një vajzë e mitur 8 vjeçe është plagosur mbrëmjes e sotme në Velipojë. Sipas informacioneve nga policia e mitura ishte duke lundruar së bashku me familjen e saj me skaf, teksa ka rënë aksidentalisht dhe ka lënduar këmbën.

8-vjeçarja është dërguar menjëherë në spital për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësore, ndërkohë ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe ka marrë dëmtime të lehta.

Ndërkaq mësohet se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Policinë Kufitare për veprime të mëtejshme hetimore.


“Në plazhin e Velipojës, një shtetase e mitur 8-vjeçare, e shoqëruar nga familjarët e saj, dyshohet se gjatë kohës që lundronin me një mjet lundrues skaf të familjarit të tyre aksidentalisht është rrëzuar dhe ka dëmtuar lehtë këmbën.

Shtetasja e mitur është dërguar në spital për ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit lundrues, shtetasi D. H., 57 vjeç, është shoqëruar në ambientet e Policisë Kufitare për veprime të mëtejshme, ndërsa mjeti lundrues skaf është bllokuar nga shërbimet e DVKM Shkodër. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit,” njoftojnë uniformat blu të policisë.

/tvklan.al