Momenti më triumfues në jetë për spikeren e lajmeve të Tv Klan, Anjola Hamzaj është ardhja në jetë e binjakëve të saj. Ajo kujton në “Rudina” historinë se si fëmijët erdhën në jetë në muajin e 6. Lindja e parakohshme e detyroi të merrte menjëherë avionin për në Itali ndërkohë që rrezikonte të lindte gjatë fluturimit ndërsa 3 muajt e mëvonshëm s’ishin aspak të lehtë për të dhe të vegjlit.
Anjola Hamzaj: Për mua triumfi apo e gjithë gjëja që më ka bërë të ndihem e fortë si grua, ka qenë vërtet momenti i lindjes së fëmijëve për shkak të specifikës që ajo vetë pati, por pa modesti e them që çdo ditë ndihem me një lloj krenarie me veten time për mënyrën se si e marr me optimizëm ditën dhe se si nuk lejoj asnjë gjë të më prishë asnjë… le të themi pjesë kualitative timen, por mbi të gjitha humorin dhe optimizmin. Ajo periudha 3-mujore që ishte direkt post-partum që mund të kishte sjellë shumë probleme emocionale apo depresion të thellë tek unë e të gjitha ishte…
Rudina Magjistari: Me dy të vegjël njëkohësisht.
Anjola Hamzaj: Me dy të vegjël në spital që nuk i shikon, vetëm atje se nuk është se kam pasur gjithë kohën njerëz dhe aty e kam ndierë sepse ti njeh një anë tënden të re sepse unë nuk e dija si isha për të përballuar këto situata se ishte surprizë edhe për mua. Por fakti që ishte gjithë kohën e qartë, e qetë, dhimbja qëndron, stresi, përditshmëria por që ti nuk humb fokusin, mbi të gjitha e kuptova që ata të mbijetojnë duhet ti t’u japësh shumë dashuri dhe për t’u dhënë shumë dashuri duhet të ishe mirë, duhet ta kishe veten nën kontroll./tvklan.al
/tvklan.al












Botërori 2026 
