Bologna është e interesuar për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj. Skuadra e Serisë A italiane e konsideron 32-vjeçarin si profilin ideal për të zëvendësuar Emil Holm, i cili ka pësuar një dëmtim të rëndë dhe do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për një kohë të gjatë.
Mësohet gjithashtu se drejtori sportiv i skuadrës Xhovani Sartori ka qenë edhe në San Marino për të parë nga afër gjendjen e Hysajt, i cili në fakt qëndroi për 90 minuta në pankinë dhe nuk u aktivizua.
Edhe pse prej kohësh pa skuadër, mbrojtësi kuqezi tregoi kundër Bjellorusisë se është duke kaluar një moment të mirë fizik dhe ende mund të thotë fjalën e tij në nivele të larta të futbollit europian.
Por kalimi i tij i mundshëm te Bologna është i varur nga mbrojtësi Mateo Darmian.
Ish-mbrojtësi i Interit ka nisur prej kohësh stërvitjen me klubin kuqeblu, por ka në dispozicion vetëm 3 javë kohë për të bindur trajnerin Paladino.
Në rast se dështon të kalojë testet fizike, atëherë Hysaj bëhet kandidati kryesor për t’u transferuar te Bologna.
/tvklan.al












Botërori 2026 
