Reflektohet shtrenjtimi në bursa

Me vendim të bordit të transparencës,çmimi i ri i naftës është rritur me 17 lekë, duke bërë që 1 litër të tregtohet me 245 lekë nga 233 lekë që ishte më parë.Luhatje kjo që reflektohet nga ndryshimi i çmimeve në tregjet ndërkombëtare.Aktualisht në bursa një fuci naftës blihet përrreth 120 dollarë për fuçi, ndërsa në fillim të javës, çmimi ra deri në 109 dollarë. Një rekord të ri në treg vendosi çmimi i autogazit.

Rashela Shehu: Pas vendimit të bordit, rritje të ndjeshme shënoi edhe çmimi i autogazit. Këtë të shtunë, 1 litër gaz kushton 110 lekë, nga 93 lekë që shitej prej disa ditësh. 

Pas rishikimit të fundit, ka mbetur i pandryshuar vetëm çmimi i benzinës, në 218 lekë për litër.

Këto çmime do të jenë në fuqi deri ditën e premte, më 1 Prill, kur pritet që bordi të mblidhet sërish për të pasqyruar çmimet e reja për konsumatorët në varësi të luhatjes së kostos së tij në tregjet ndërkombëtare.

Deri atëherë, subjektet e tregtimit me pakicë do të monitorohen nëse e kanë zbatuar vendimin e radhës, ose në të kundërt do të aplikohen gjoba apo heqje licencse në rast përsëritjeje.

Tv Klan