Të qenët mbipeshë, burrat i rrezikon më shumë nga vdekja e parakohshme se sa gratë.

Shkencëtarët, që kanë marrë pjesë në një studim të madh të obezitetit dhe vdekjes, thonë se mbipesha është shkaktari i dytë i vdekjeve në Evropë dhe Amerikën e Veriut, pas duhanit.

Sipas tyre, arsyet e këtij trendi janë të paqarta, por më herët është thënë se burrat mbipeshë rrezikohen më shumë nga diabeti dhe niveli i lartë i yndyrës së rrezikshme në mëlçi.

Studimi i fundit është publikuar në revistën mjekësore britanike “Lancet”.

/tvklan.al