“Shije Shtëpie” sot në Tv Klan i përgatiti recetat mes të qeshurave të shkaktuara nga i ftuari special, humoristi Albano Bogdo. Së bashku me zonjën Vjollca, Albano demonstroi aftësitë e tij në kuzhinë si “djalë për shtëpi” teksa kaurdiste qepën e mishin. Nga ana tjetër, Katerina nuk e ‘la rehat’ me pyetje për ndonjë martesë në horizont.

Albano Bogdo: Po s’ka gjë se do mbajmë erë qepë sikur do martohem unë.

Katerina Trungu: Pse s’do martohesh Albano?

Albano Bogdo: Po s’do martohem sot.

Katerina Trungu: Po, ja rastësisht sot…

Albano Bogdo: Mund të martohesh, mund të dalë ajo e jetës ë?

Zonja Vjollca: Po…s’i dihet.

Katerina Trungu: Edhe thua “dashuri me shikim të parë”.

Albano Bogdo: Ku ta gjej? Ajo do thojë “ç’mbaka era qepë, ka gatuar, qenka burrë për shtëpi”. Do i bëj golin vetes se unë s’do gatuaj kurrë.

Katerina Trungu: Më duket se nuk e ke në plan o Albano, se s’po më rrihet edhe mua ngaqë po e shoh.

Albano Bogdo: Shiko, e kam provuar disa herë të bëhem nënë, por s’më ka ecur./tvklan.al