Një dorë në sezonin fenomenal të Interit e ka padyshim, Hakan Çahanollu. Penalltia e konvertuar në gol ndaj Udinese vërtetoi dhe njëherë gjakftohtësinë e mesfushorit turk nga 11 metërshi. Goli kundër friulianëve ishte i 14-ti shënuar në Serie A nga penallti në dy eksperienca, me fanellën e Interit dhe Milanit për të qënë i saktë në të 14 tentativat.

Vetëm këtë sezon, ai ka ekzektuaur saktë 10 të tilla, duke qënë i saktë dhe vendimtar në rrugën e Interit drejt titullit. Më mirë se ta ka bërë vetëm, David Suazo, duke mos gabuar kurrë në shekullin e 21-të. Por në favor të 30-vjeçarit është fakti se ky rekord mund të zgjerohet.

Deri në fund të kampionatit kanë mbetur dhe shumë ndeshje, ndërsa në Itali mund të qëndrojë të paktën deri në  2027, vit kur edhe skadon kontrata aktuale me Interin. Për numrin e golave të shënuar nga penalltia në Itali, parai tij gjenden Ibrahimoviç me 15 dhe Pazzini me 16, por të dy kanë arritur të gabojnë të paktën një herë nga 11 metërshi.

Ekziston gjithashtu një rekord evropian i arritshëm: Diego Tristan, Fabinho dhe Fritz Walter, në kampionatin gjerman të viteve 1930-1950 kanë 17 penallti të realizuara në karrierën e tyre në kampionat me zero gabime. Një shifër që është mëse e arritshme nga ana e mesfushorit turk të Interit.

Klan News