Pesë herë fituesi i Ligës së Kampionëve si trajner, ka marrë pushimet pas suksesit të fundit me Realin, por Italinë dhe përballjet e tjera do t’i ndjekë nga televizioni.

Ai tregon se çfarë i mungon të kaltërve, të cilët janë edhe kampionët në fuqi të kompeticionit.

“Jam shumë kurioz për Gjermaninë në shtëpi, ka një skuadër interesante! Sa për Italinë, mendoj se na ka munguar ndërrimi i brezave pas fitores në edicionin e fundit, pra nuk e di se çfarë mundësish mund të kemi ne. Do t’i shikoj ndeshjet në televizion, me orarin e ndryshueshëm që do të më lejojë t’i shikoj në mëngjes.”

Tekniku i ‘Los blancos’ ka edhe një paralajmërim për FIFA-n. Ai tha se kampionët e Europës po mendojnë që të refuzojnë një ftesë për të luajtur në Kupën e Botës për Klube të vitit të ardhshëm.

Ky komepticion do të zgjerohet me 32 ekipe dhe do të luhet për katër javë në SHBA verën e ardhshme pas përfundimit të sezonit 2024-2025.

‘Los Blancos’ konsiderohen si një nga klubet më të spikatura që do të marrin pjesë, pasi kanë fituar turneun pesë herë në nëntë vitet e fundit, por tekniku italian tha për “Il Giornale” se skuadra e tij nuk do të luajë për shkak se FIFA nuk ofron mjaftueshëm të ardhura dhe beson se skuadrat e tjera do të ndjekë shembullin.

“FIFA harron se klubet dhe lojtarët nuk do të marrin pjesë në atë turne. Një ndeshje e vetme e Real Madridit vlen 20 milionë euro dhe ata duan të na japin ato para për të gjithë kompeticionin. Negative! Si klubet e tjera, Reali do ta refuzojë ftesën!”

Vendimi i FIFA-s për të shtuar numrin e pjesëmarrësve në botërorin e klubeve është kritikuar në javët e fundit për shkak të shqetësimeve për gjendjen e futbollistëve.

Klan News