Aktorja e njohur: A nuk do të dëshironte çdokush në botë ta puthte atë?

Puthja e aktores Cara Delevingne me artisten e njohur Selena Gomez në episodin e dytë të sezonit të dytë të “Only Murders in the Building” është komentuar jo pak nga fansat.

Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë pasur reagime të ndryshme ndaj romancës së dy mikeshave në ekran që kur u transmetua skena e puthjes së tyre. Aktorja ka zbuluar se ajo u argëtua shumë duke xhiruar skenën me këngëtaren.

A nuk do të dëshironte çdokush në botë ta puthte Selenën?”, është përgjigjur ajo  gjatë një interviste të fundit, pasi është pyetur për eksperiencën e saj në serial. “Ishte thjesht argëtuese,” vijoi më tej ajo, duke shtuar se të dyja janë ndjerë komode nën shoqërinë e njëra-tjetrës.

Modelja nuk i kurseu aspak fjalët e mira për Selenën duke e cilësuar atë aktoren e preferuar.

Ajo foli edhe për miqësinë e tyre në jetën reale, duke pranuar se ato nuk shihen shumë shpesh për shkak të angazhimeve të shumta, por gjithnjë sipas saj është një kënaqësi e madhe takimi me të.

Klan News