Edicioni i 4 i Panairit dhe Forumi Ndërkombëtar të Energjisë

Edicioni i 4 i Panairit dhe Forumi Ndërkombëtar i Energjisë ka çelur dyert në Expocity.

Dhjetra biznese janë bërë pjesë e eventit më të rëndësishëm në sektorin energjitik.

Zgjidhjet smart mbi energjinë e rinovueshme i gjen në stendat e shumë kompanive, të cilat veç risive ofrojnë më të mirën tregun shqiptar.

Biznese, insitucione publike të sektorit si dhe palë të tjera të interesuara patën mundësinë që në ditën e parë të këtij eventi të ndajnë zhvillimet, risitë dhe pikpamjet e tyre në forumin  me temë “Reforma në energji”.

Panairi dhe Forumi Ndërkombëtar i Energjisë i organizuar nga Expocity Albania do të qëndrojë i hapur edhe në datë  29 Qershor 2022 duke vënë fokusin tek zgjidhjet smart të sektorit, mundësitë më të mira teknologjike të investimit në sektor dhe modele të zbatuara dhe histori suksesi.

Tv Klan