Një studim i ri ka identifikuar dy dieta, të njohura edhe si dieta ushqimore të ndikuara nga koha.

Në njërën prej tyre pjesëmarrësit ndoqën një dietë të kufizuar në vetëm 4 orë, ndërsa individët e tjerë një dietë ushqimore të kufizuar në gjashtë orë.

Ata që ishin në grupin e parë iu kërkua të hanin vetëm mes orës 1-5 pasdite dhe grupit të dytë iu kërkua të hante nga ora 1-7 pasdite. Në të dy grupet, individët u lejuan të hanin çdo ushqim sipas dëshirës së tyre.

Gjatë orëve të pushimit nga ushqimi, pjesëmarrësve iu kërkua të pinin ujë ose pije pa kalori.

Pjesëmarrësit u ndoqën për 10 javë nga grupi i ekspertëve dhe u zbulua se të dy grupet e studimit zvogëluan marrjen e kalorive me rreth 550 kalori çdo ditë, thjesht duke iu përmbajtur orarit dhe humbën rreth tre përqind të peshës së tyre trupore.

Gjithashtu nuk kishte ndonjë ndryshim domethënës në humbjen e peshës midis grupeve dietike 4-orëshe dhe 6-orëshe.

Më tej, niveli i rezistencës ndaj insulinës dhe niveleve të stresit u zbulua se ishte ulur. Dieta e realizuar nuk pati asnjë efekt në presionin e gjakut, kolesterolin LDL, kolesterolin HDL ose trigliceridet.

Autorja e studimit, Krista Varady u shpreh: Gjetjet e këtij studimi janë premtuese dhe forcojnë ato që kemi parë në studimet e tjera. Dietat e agjërimit janë një mundësi e vlefshme për njerëzit që duan të humbin peshë, veçanërisht për njerëzit që nuk duan të llogaritin kaloritë./tvklan.al