#Check-in #TvKlan | Emision nga Albana Nanaj

Nëse ka një destinacion  që çdo eksplorues e ka ëndërruar gjithmonë, është një udhëtim në Amazon. Pylli tropikal i Amazonës është më i madhi në botë, dhe përfshihet  në listën e shtatë mrekullive të botës natyrore. Në fakt konsiderohet “mushkëria e gjelbër e tokës”, dhe përshkohet nga lumi më i madh në botë. Vetëm kjo mjafton për ta bërë këtë zonë mitike, dhe një xhevahir të paçmueshëm të planetit, dhe eksplorimin e saj një udhetim të jashtëzakonshëm.

Territori i gjithë pyjeve dhe lumenjve të Amazones prej 6,7 million km2 shtrihet në nëntë vende të Amerikës se Jugut. Brazili, Peruja, Kolumbia zënë sipërfaqjen më të madhe të saj, ndërsa pjesa tjetër është e ndarë midis Bolivisë, Ekuadorit, Guajanës, Guianës Franceze, Surinamit dhe Venezuelës.

Ne zgjodhëm te vizitojmë shtetin brazilian te Amazones,i cili eshte dhe shteti më i madh i gjithe Brazilit si dhe përfshin territorin dhe popullsinë më të madhe të gjithë pyllit Amazonik.

Pavarësisht nga madhësia e tij, Amazonës është një nga shtetet braziliane më pak të populluara. Në pjesën lindore të tij në bashkimin e lumit Negro me rrjedhën kryesore të lumit Amazon vendoset kryeqyteti i tij Manaus, aeroporti nderkombëtare i së cilit  është dhe nyja kryesore e  lidhjes së këtij territori me gjithë botën.