#Check-in #TvKlan | Emision nga Albana Nanaj

Me pamje nga deti Baltik, shtrihet një vend i vogël në Evropën veriore i cili është një nga më të gjelbërtit në kontinent, ka ajrin më të pastër, ritmin e relaksuar të jetës, por në të njëjtën kohë është dhe një nga më të avancuarit teknologjikisht.

Estonia, ky shtet i vogël i Balltikut me një popullsi prej 1,4 milion banorësh, me të drejtë mund të konsiderohet si vendi i pestë skandinav. Dhe estonezët, ndihen shumë më të ngjashëm me finlandezët sesa me fqinjët e tjerë evropianë. Mjafton të thuhet se Estonia dhe Finlanda kanë të njëjtin himn kombëtar për sa i përket melodisë dhe kjo shpjegon shumë gjëra për këtë vend të largët dhe pak të njohur nga shqiptarët, një territor me një histori të re kombi, por me një popull shumë krenar që duan të harrojnë dominimet shekullore, veçanërisht atë të fundit, atë sovjetik.