Merkato është mbyllur, por firmat te Chelsea nuk ndalen. Klubi londinez, ka rinovuar kontratën me Nicolas Jackson.

Sulmuesi ka firmosur kontratën e re, të vlefshme deri në verën e vitit 2033. Palët mbyllën akordin, për të zgjatur bashkëpunimin, për nëntë sezonet e ardhshme.

Klubi dhe lojtari ishin në bisedime prej kohësh, por firma u shty pas merkatos. Jackson ka besimin e drejtuesve londinezë, por edhe të trajnerit Enco Maresca.

Ky i fundit, në konferencën për shtyp deklaroi se është i lumtur me formën e sulmuesit.

“Unë kam besim te Jackson, por ashtu edhe klubi. Ne jemi në kërkim të një sulmuesi, por kjo nuk do të thotë se nuk besojmë te Jackson. Ai po bën shumë mirë me ne dhe unë jam i lumtur për këtë.”, deklaroi Maresca.

23-vjeçari u bashkua një vit më parë me Chelsea-n, nga spanjollët e Villarreal, për shumën e 37 milionë eurove dhe 38 ndeshje me fanellën e bluve, ka shënuar 16 gola. /tvklan.al