Egnatia do të kërkojë sot fitoren e parë në Conference League përballë rumunëve të Universitatea e Craiovës.
Pas dy barazimeve kundër Midjulland dhe Aarhus rrogozhinasit synojnë historinë në transfertë.
Megjithatë trajneri Dede nuk do ta ketë organikën e plotë për shkak të dëmtimeve të Ildi Grudës dhe Eljon Sotës.
Edhe kapiteni Aleksi premtoi se skuadra do të zbresë në fushë më e motivuar se kurrë për të synuar rezultat pozitiv.
Rrogozhinasit kanë siguruar 2 pikë në debutimin e tyre europian dhe vazhdojnë të jenë në garë për të synuar kualifikimin përmes “Play Off”-it të Conference Leagues.
/tvklan.al












Botërori 2026 
