Skuadra e Philadelphia me 11 lojtarë të infektuar

Finalja e Konferencës së Lindjes do të mbetet gjatë në kujtesë si një nga ndeshjet më të çmendura në historinë e playoff-it të kampionatit amerikan të futbollit MLS.

Përballë ishin New York FC dhe Philadelphia Union e cila kaloi nga favorite në humbëse të këtij takimi me rezultat 2-1 pasi protokollet e shëndetit dhe sigurisë COVID-19 përjashtuan 11 lojtarë, prej të cilëve 6 ishin titullarë. E gjithë mbrojtja bashkë më dy portierët e parë rezultuan pozitivë në teste.

Në një stadium të mbushur plot, Philadelphia si skuadra vendase bëri maksimumin duke dominuar pjesën e parë dhe duke vënë në presion kundërshtarët në fillimin e së dytës duke shkaktuar edhe autogol të Njujorkezëve.

Avantazhi zgjati vetëm 90 sekonda pasi skuadra mike barazoi.

Me pankinën e saj bosh, dhe New York që po zotëronte lojën, Philadelphia kërkonte ta çonte lojën në shtesa. Ishin sekondat e fundi të kohës së rregullt kur 19-vjecari Talles Magno që shënoi golin e barazimit.

New York City kishte bërë historinë e klubit duke arritur deri këtu, por tani, për herë të parë në historinë e 7-vjeçare, NYCFC po garon MLS Cup.

Tv Klan