Pas 10 vitesh dashuri, Cristiano Ronaldo do t’i jap fund beqarisë.

Pas shumë spekulimeve ndër vite, portugezi dhe partnerja e tij Georgina Rodríguez do të martohen shumë shpejt. 

Sipas raportimit të “The Sun”, ceremonia është planifikuar të zhvillohet të shtunën, më 8 gusht, në ishullin e Madeira, vendlindja e yllit portugez, aty ku ai hodhi hapat e parë drejt karrierës që e bëri një nga futbollistët më të mëdhenj të historisë.

Lajmi vjen pas afro 10 vitesh lidhjeje, gjatë së cilës Ronaldo dhe Georgina kanë ndërtuar një familje të madhe dhe janë shfaqur vazhdimisht si një nga çiftet më të ndjekura në rrjetet sociale.

Edhe pse deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga çifti, janë shtuar pritshmëritë se ceremonia do të jetë një nga ngjarjet më të bujshme të këtij viti, me praninë e shumë figurave të njohura nga bota e futbollit dhe spektaklit.

/tvklan.al