Idan Ofer 5 milionë Euro shpenzime për 700 të ftuarit në 10-vjetorin e martesës

Të dashuruar si 10 vite më parë. Miliarderi izraelit dhe aksioneri kryesor i Atletico Madridit, Idan Ofer, ka festuar përvjetorin e martesës në vendin ku dhe e kurorëzoi dashurinë para disa vitesh me gruan e tij të katërt, në Mykonos të Greqisë.

E organizuar deri në detaje, për festën që mund të konsiderohet si një dasmë e dytë, janë shpenzuar plotë 5 milionë Euro. Janë dashur tre javë dhe u desh angazhimi i mbi 400 personave.

Mbi 700 persona të ftuar nga e gjithë bota, morën pjesë në festë dhe mbërritën në ishullin grek me avionë privatë, helikopterë dhe jahte luksoze.

Një gëzim i tillë në familjen e Idan duhej patjetër të shihej nga të gjithë, prandaj ai kishte ftuar në event edhe gazetarin grek, Petros Nazos, i cili e pasqyroi për Mykonos Live TV.

64-vjeçari Idan Ofer është një biznesmen dhe filantrop, i cili ka pasuri në vlerë prej 4.8 miliardë Dollarësh, ndërsa posedon 32% të aksioneve të Atletico Madridit. 

Klan Plus