Balla: PS është e gatshme për zgjedhje në çdo datë

Partia Socialiste nuk ka ndonjë preferencë për një datën se kur do të mbahen zgjedhjet për pushtetin lokal në Shqipëri.

“Partia Socialiste e Shqipërisë është gjithmonë e gatshme të marrë pjesë në zgjedhje dhe natyrshëm edhe t’i fitojë ato në secilën prej dtave që do të dekretonte presidenti i Republikës.”

Kështu ka deklaruar kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, pas konsultimit të zhvilluar në presidencë me kreun e shtetit Bajram Begaj.

Caktimi i datës së zgjedhjeve duket se do të ndikohet dhe nga punimet për reformën territoriale, për të cilën Balla u shpreh se politika duhet të dëgjojë ekspertët.

Kërkesa ime edhe për kolegët e opozitës që insistojnë në propozimet është që në demokraci asnjë prej palëve nuk mund të imponohet”.

Për dy ditë me radhë president Bajram Begaj zhvilloi konsultime me përfaqësuesit të gjithë spektrit politik me qëllim marrjen e propozimeve për caktimin e datës zgjedhjeve vendore që pritet të mbahen vitin e ardhshëm.

16 prill është data e parë dhe 14 maji i vitit 2023 është data e fundit si hapësirë ligjore që kreu i shtetit të caktojë me dekret ditën se kur shqiptarët do të zgjedhin kryetarët e ri të bashkive. Gjatë konsultime me partitë, aleatët e Partisë Demokratike kanë hedhur si tezë që këto votime të mbahen me 14 maj.

Tv Klan