Produktet kozmetike Victoria i provon tek ish-futbollisti i Anglisë

Mund të tingëllojë disi e çuditshme, por ka nga ata meshkuj që pëlqejnë të kujdesen me produktet e make up-it të grave të tyre.

Njëri prej tyre është edhe ish-futbollisti i njohur David Beckham. Sipas asaj që raporton The Sun, vetë Beckham ka deklaruar se është mjaft i fiksuar pas produkteve kozmetike të gruas së tij.

Ai ka treguar se kjo është një mënyrë për të testuar efikasitetin e tyre pasi shumë femra në botë i kanë vlerësuar shumë produktet kozmetike të Victoria Beckham.

Nëpërmjet një videoje live në Instagram, Victoria pranoi se bashkëshorti i saj është modeli më i mirë dhe më i bukur në të gjithë botën.

Më tha që po i mban serumi kundër rudhave dhe David e adhuron atë. Do t’i dërgoj disa në zyrën e tij”, është shprehur ajo.

David gjithashtu ka pranuar që në të kaluarën ka përdorur balsamin e buzëve të gruas, hidratuesit dhe produktet e tjera të bukurisë për t’u kujdesur për lëkurën.

Kjo nuk është hera e parë që ish-kapiteni i Anglisë e ka përgëzuar Victorian për punën e saj dhe gjithmonë nuk ka nguruar t’i tregojë botës sesa krenar ndihet për të.

Epo gjithsesi David si pa ose me make-up mbetet ndër meshkujt më të bukur të vlerësuar nga revista prestigjoze në të gjithë botën.

Klan Plus