Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Gjatë gjithë natës, duke u gdhirë e marta, zonat e larta të rrethit të Librazhdit dhe Pogradecit, janë përfshirë nga reshjet e mëdha të dëborës. Pas tre vjetësh, Përrenjasi është gdhirë nën bardhësinë e dëborës, e cila arrinte trashësinë 25 centimetra. Reshjet më të mëdha të dëborës janë regjistruar në Sopot, Rrajcë, Gjinar, Bishnicë etj, ku trashësia e dëborës ka arritur rreth 50 centimetra.

Kjo dëborë e madhe shkaktoi probleme edhe në aksin rrugor Librazhd – Qafë Thanë dhe Pllocë të Pogradecit, duke i bllokuar ato për një farë kohe. Trashësia e dëborës në këto rrugë, ka arritur rreth 40 centimetra, por falë punës së policisë rrugore dhe drejtorisë së rrugëve Librazhd e Pogradec është bërë i mundur zhbllokimi i rrugës dhe qarkullimi i normal i automjeteve./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora