Juventus rrezikon zbritjen e 11 pikëve në renditje. Tjetër dënim ky që ka të bëjë sërish me manipulimin e bilanceve të klubit.

Prokurori i Federatës Italiane të Futbollit kërkoi edhe 8 muaj pezullim për 7 nga drejtuesit e dorëhequr të klubit torinez. Seanca përpara Gjykatës së Apelit të Federatës zgjati pothuajse tre orë.

Dënimi i ri do të ndikojë në pjesëmarrjen e Juventusit në Kupat e Europës këtë sezon. Rreth mesditës gjyqtarët u mblodhën në seancë të mbyllur për të përcaktuar dënimin. Kjo është hera e tretë në të cilën shkalla e dytë e drejtësisë sportive diskuton çështjen.

Tani Gjykata është thirrur për të argumentuar ndikimin e pozicionit të shtatë ish-drejtuesve të tjerë të përfshirë për qëllimet e sanksionit të dhënë ndaj tyre.

Tv Klan