Persona të maskuar e të armatosur u futën në banesën e sulmuesit të Barcelonës, u larguan me bizhuteri
Katër persona të armatosur grabitën dhe rrahën sulmuesin e Barcelonës Pere-Emerik Aubamejang në shtëpinë e tij.
Hajdutët arritën të futeshin në banesën në lagjen Kastel-defels, pasi kaluan murin në pjesën e pasme të kopshtit.
33-vjeçari u kërcënua me armë dhe shufra hekuri, e madje edhe u dhunua, raporton gazeta spanjolle “El Pais”.
Hajdutët gjithashtu kërcënuan bashëkshorten e futbollistit katalans, Alisha Behage, me armë, duke ia dalë në fund që të merrnin kodin për të hapur kasafortën.
Grabitësit ikën nga shtëpia pasi morën bizhuteri. Ata u larugan me një makinë Audi A3 në ngjyrë të bardhë.
Policia e Katalonjës ka nisur hetimet për ngjarjen, për të rënë në gjurmë të autorëve që kanë tronditur futbollistin e Barçës dhe bashkëshorten e tij, si edhe ekipin blaugrana.
Së fundmi, një numër i madh i futbollistëve të njohur kanë qenë subjekt i grabitjeve në Spanjë. Shumica e vjedhjeve ndodhin kur lojtarët janë duke luajtur futboll.
Aubamejang pritet që të rikthehet në Angli, me Çelsin që që ka shprehur interesim, ndërsa nuk është më në planet e trajnerit Ksavi.
Klan News