Fanella e golit “Dora e Zotit” do dalë në ankand për 5.24 mln Dollarë
Bluza e Diego Armando Maradona në çerekfinalen e Kupës së Botës 1986 kundër Anglisë ka përfunduar në ankand. Uniforma e legjendës së ndjerë të futbollit e veshur në ndeshjen që u shënua edhe goli i cilësuar si “Dora e Zotit” dhe “Goli i Shekullit” besohet se do të kushtojë më shumë se 5.24 milionë Dollarë.
Fanella ikonë ka qenë në posedim të ish-mesfushorit të Anglisë, Steve Hodge, i cili e shkëmbeu me Maradonën pas fitores 2-0 të Argjentinës. Ky objekt i përdorur nga kampioni i botës pritet të thyejë rekordin aktual prej 5.64 milionë Dollarë, e mbajtur nga fanella e Babe Ruth’s Yankee.
Është hera e parë që fanella del në treg, pasi më parë është ekspozuar në Muzeun Kombëtar të Futbollit në Mançester, Angli. Fanella e Maradonës do të jetë në shitje online nga 20 Prilli deri më 4 Maj në Londër.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
