Kombëtarja shqiptare dhe përfaqësueset e tjera ekskluzivitet deri në 2028

DigitAlb mbetet shtëpia e të gjithë shqiptarëve të paktën deri në verën e 2028-ës. Platforma më e madhe televizive në mbarë shqiptarinë ka siguruar të drejtat televizive të ndeshjeve të kombëtares shqiptare deri në 2028-ën dhe përfaqësueses së kosovës deri në 2026-ën.

Të gjitha sfidat e kuqezinjve në Ligën e Kombeve për 3 edicionet e ardhshme, eliminatoret e Europianëve 2024 e 2028 dhe të Botërorit 2026, por edhe ndeshjet miqësore, do të jenë ekskluzivitet i DigitAlb edhe për 6 vite të tjerë.

Përfaqësuesja Dardane do të jetë pjesë e platformës së të gjithë shqiptarëve për dy edicione të Ligës së Kombeve, Europianin dhe Botërorin e radhës. Nuk do të mungojnë edhe përballjet përfaqësueseve të mëdha si Italia, Gjermania, Anglia, Holanda, Belgjika, Spanja, Franca e shumë të tjera.

Liga e Kombeve për 3 edicionet e ardhshme, eliminatoret e Europianëve 2024 e 2028 dhe të Botërorit 2026 do të mbeten në ekranin e DigitAlb.

Tv Klan