Elis Bahushi, objekt i OFL-së

Digjet gjatë natës makina e biznesmenit Elis Bahushi në qytetin e Elbasanit. Burime bëjnë me dije se mjeti luksoz, tip Porsche, i cili ka qenë në pronësi të shtetasit Elis Bahushi, ka marrë flakë në lagjen 28 Nëntori.

Pak kohë më parë, ndaj Bahushit Operacioni ‘Forca e Ligjit’ i ka kërkuar deklarimin e pasurisë, pasi ai ka qenë i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Aktualisht policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes në fjalë, ndërsa dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm. 

Emri i Bahushit, i cili merret me biznesin e metrazheve, nuk është i panjohur për policinë, pasi ai ka qenë i dyshuar dhe për përfshirjen në laboratorin e drogës në Has.

Tv Klan