Mijëra qytetarë mbushin sheshe e rrugë për festime
Dita e Verës e ktheu edhe këtë vit Elbasanin në kryeqendrën e festimeve. Qytetarë të shumtë, nga rrethe te ndryshme dhe nga jashtë Shqipërisë kanë zgjedhur që 14 Marsin, ditën që simbolizon ardhjen e pranveres, ta festojnë në qytetin e traditës së kësaj feste.
Koncerte, karnevale, lojëra popullore dhe panaire janë aktivitetet e organizuara për të argëtuar këdo që ka zgjedhur Elbasanin për ta pritur këtë ditë.
“Gëzuar Ditën e Verës të gjithë kalamajve.”
“Një entuziuazëm, harmoni mes njerëzve.”
Por edhe këtë vit, festa është ndarë bashkë me Tiranën. Edhe kryeqyteti ka mbledhur në sheshe dhe rrugë mijëra qytetarë. E gjithë hapësira nga sheshi Skëndërbej deri tek sheshi Nënë Tereza është përshtatur nga bashkia për aktivitete të ndryshme.
Moti i ngrohtë ka favorizuar edhe më shumë daljen e kryeqytetasve për të festuar.
“Për Ditën e Verës dhe koha ishte ideale.”
“Atmosfera është shumë e bukur. Njerëzit më duken të lumtur, sa kanë dal të gjithë.”
“Festat janë gjithmonë të bukura për të kaluar një ditë të bukur ose ndryshe me familjen.”
Të vegjlit janë ata që gëzojnë më shumë në këtë ditë.
“Kam shijuar festën.”
“Isha tek koncerti që kërceva.”
“Unë vizatova një flumtur.”
“Të këndojmë plot dashuri, sa e bukur je o Shqipëri.”
“Kam luajtur futboll.”
“Kam luajtur tek lodrat dhe kam parë shfaqjet që janë bërë sot.”
Simbolet e festës, ballokumen dhe veroren i gjeje në çdo rrugë edhe në Tiranë.
Nuk kanë munguar edhe panairet me produkte të ndryshme ushqimore dhe artizanale të zonës.
Në total, janë 100 aktivitete arstistike dhe sportive të organizuara nga Bashkia e Tiranës.
Erion Veliaj: Sot është patjetër një ditë për gëzim, por është edhe një ditë për reflektim. Ne e kemi në dorë vetë të duhemi më shumë dhe të urrehemi më pak, të përqafohemi më shumë dhe të çirremi më pak; të punojmë më shumë dhe të flasim më pak.
Festa e Ditës së Verës është një mundësi, jo vetëm për të ruajtur dhe pasuruar traditën, por edhe për promovimin e vlerave të qytetit.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 