Kalvari i gjatë i vuajtjeve të Aurorës ka nisur qëkur ishte fëmijë 10 vjeçe. Në adoleshencë ajo pranoi që të martohej me një burrë gati 20 vite më të madh. Po çfarë e detyroi të marrë këtë vendim si rrjedhojë e të cilit pati vetëm dhunë fizike e psikologjike?

Ardit Gjebrea: Ajo që më intereson më shumë të thuash është momenti kur ke shkuar sërish në polici. I njëjti shef policie, çfarë të thotë?

Aurora: Hera e tretë ishte që unë kisha urdhër mbrojtjeje që ai nuk duhej të më prekte me dorë.

Ardit Gjebrea: Ai përsërit skenën e dhunës…

Aurora: Ai më rrah në sy të të gjithë lagjes edhe unë shkoj në polici me shenja dhune dhe po ashtu më kishte gërvishtur me bicak, me një thikë xhepi më goditi pas veshit dhe kisha shenja në qafë që më kishte kapur nga fyti dhe ishte gjaku duke më kulluar.

Ardit Gjebrea: Dhe çfarë të thanë?

Aurora: Kur shkoj tek policia, më thotë mua: Aurorë, ti duhet ta kesh tradhtuar këtë burrin tënd se e treta hera e njëjta gjë nuk ka mundësi. Unë nuk mundem që të jap urdhër mbrojtjeje më thotë për një gërvishtje. Unë atë gërvishtje e kam sot pas veshit.

Ardit Gjebrea: Domethënë dhuna, komuniteti, gjykatësja, policia. Kur i bashkon të gjitha këto copëza pazëlli krijon një portret shumë të shëmtuar dhe një keqardhje shumë të madhe për atë që ndodh./tvklan.al