Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk ka reaguar në lidhje me shpërthimin e zjarreve në Athinë, i cili deri më tani ka shkaktuar rreth 50 të vdekur dhe 150 të plagosur.

Në një postim në Twitter Tusk shprehet se Europa do t’i qëndrojë pranë Greqisë në këto këto momente të vështira.

“Shumë i trishtuar nga shpërthimi i zjarreve në pyjet e Greqisë. Europa do të qëndrojë pranë Greqisë mike në këto kohë të vështira. Ndihmë do të jepet nga disa shtete të Bashkimit Evropian”.

Të paktën 50 persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur pas shpërthimeve masive të zjarreve nëpër pyje dhe fshatra rreth kryeqytetit grek, Athinë./tvklan.al