Gigio Donnarumma ka zgjedhur të qëndrojë tek Milan. Mediat italiane raportojnë se portieri ka rënë dakord me drejtuesit kinezë të klubit por firma në letër pritet ende të hidhet.

18-vjeçari, ndoshta portieri më i mirë i sezonit të shkuar në Serie A dhe sigurisht një nga ata që do të bëjnë histori, do të qëndrojë pranë skuadrës së zemrës.

Në ditët në vazhdim pritet të bëhen të qarta edhe detajet e kontratës së re. Mendohet se do të ketë shumë zero shifra që do të përfitojë.

Forma e tij e shkëlqyer tërhoqi vëmendjen e shumë klubeve europiane aq sa menaxheri i tij Mino Railoa i këshilloi disa herë që ta shihte të ardhmen larg serie A.

Aktualisht Donnarumma është i grumbulluar me kombëtaren e 21-vjeçarëve që do të marrë pjesë në kampionatin europian për këtë kategori.

Klubi tjetër i Milanos, Inter pasi ka marrë trajnerin e Romës, Lucciano Spalletti kërkon të vazhdojë sërish merkaton në kryeqytet. Sigurisht edhe me kërkesë të trajnerit, Inter ka në objektiv mbrojtësin Antonio Rudiger.

Mediat raportojnë se Inter ka bërë gati 28 milionë euro, për të por Roma kërkon 40.