Borusia e Dortmundit i shkaktoi humbjen e parë Bayernit të Mynihut në këtë sezon të Bundesligës. Skuadra e Tukel fitoi takimin e javës së 11 me rezultatin 1-0.

Golin e vetëm të përballjes e shënoi Aubameyang në minutën e 11.

Një fitore që e ngjit Dortmundin në vendin e tretë, ndërsa Bayern qëndron në të dytin. Në krye të klasifikimit për momentin është Lajpcigu, surpriza e këtij sezoni, që të premten mundi 3-2 Leverkusenin me përmbysje./ TV KLAN