Seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, e parashikuar të mbahej këtë të martë në Gjykatën e Posaçme, është shtyrë për në datën 23 dhjetor, ora 13:00.

Sipas raportimit të gazetares së Klan News, Glidona Daci, gjatë seancës së sotme prokurorët paraqitën provat shkresore.

Sjellim ndërmend se SPAK akuzon ish-ministrin për shpërdorim detyre, duke pretenduar se ai ka nxjerrë akte nënligjore që u kanë dhënë përfitime shoqërive private të përfshira në demontim. Ndërsa Mediu i ka mohuar të gjitha akuzat.

Seanca e radhës do të zhvillohet më 23 dhjetor, ku pritet të vijojë shqyrtimi i provave në dosjen “Gërdeci”.

/tvklan.al