Reperi këndon së bashku me anëtarët e grupit këngën “I want it that way”

Reperi Drake mesa duket është një fans i grupit të muzikës The Backstreet Boys. Drake doli së bashku me anëtarët e grupit të njohur të muzikës për të performuar një nga këngët më të njohura të tyre, hitin “I want it that way”.

Ai i këndoi vetë dy vargjet e para të këngës  para se të anëtarët e tjerë të grupit të këndonin pjesët e tjera të këngës.

Drake është frymëzuar nga Backstreet Boys edhe më parë. Ai risolli disa skena ikonike të grupit në videoklipin e tij “Way 2 Sexy”, i cili doli vitin e kaluar i cili të kujton hitin “I want it that way”. Ai shihet i veshur me  një veshje  tërësisht të bardhë ndërsa qëndron mbi rërë së bashku me artistët e tjerë Future dhe Young Thug.

Megjithatë reperi i njohur nuk është frymëzuar vetëm nga grupi  Backstreet Boys, por edhe nga këngëtari i ndjerë Michael Jackson.

Klan News