Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson do të udhëtojë në Bruksel këtë javë për të takuar Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në një përpjekje të fundit për të arritur një marrëveshje tregtare pas Brexit.

Kjo vizitë vjen pasi një telefonate 90minutëshe midis dy udhëheqësve, por që nuk arriti të prodhonte asnjë gjë të re.

Në një deklaratë të përbashkët, Johnson dhe von der Leyen thanë që kushtet për një marrëveshje nuk janë plotësuar ende.

Dallime të mëdha mbetën në lidhje me peshkimin, rregullat e konkurrencës së biznesit dhe detaje të tjera.

Ndërkohë kryenegociatori i BE Michel Barnier dhe homologu i tij në Mbretërinë e Bashkuar Lord Frost kanë mbyllur bisedimet intensive gjatë javës së kaluar, ku pika e përbashkët për një marrëveshje është shumë larg.

Të dy negociatorët do të takohen të martën për të shkruar draftin që do dorëzohet tek liderët e BE dhe Britanisë për të vijuar me një nivel më të lartë të negociatave./tvklan.al