Rexhep Selimi: Në mbrëmje jam njoftuar për akt-akuzën

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka lajmëruar se i është ngritur një aktakuzë nga Gjykata Speciale.

Selimi ka thënë se do të paraqitet të enjten në Gjykatën e Hagës.

Unë po shkoj me kokën lart dhe kurdo që kthehem do kthehem po ashtu me kokën lart sepse isha, jam dhe do të jem ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të cilën jam i gatshëm të jap gjithçka nga vetja ime.

Ideali i asaj ushtrie të lavdishme është mbi mua, mbi këdo, mbi gjithçka”- ka shkruar ai në mesazhin e tij.

Tv Klan