Në mbyllje të intervistës për “Jo vetëm Modë” në Tv Klan, këngëtarja e njohur Aurela Gaçe foli dhe për marrëdhënien speciale me bashkëshortin e saj Skerdin.

Për Aurelën, jeta është e bukur në thjeshtësinë e saj. Ajo thotë se Skerdi është shoku i jetës dhe se ditën që nuk do bëjë më muzikë, dëshiron vetëm një shtëpi buzë detit.

E di si i them Skerdit? Dua vetëm një shtëpi që kur të zgjohem të kem detin përballë. Jeta ndonjëherë është kaq e bukur për ta shijuar thjesht, të kesh njeriun që e ke shok, që mund të bisedosh për shumë gjëra dhe fatmirësisht Skerdi është kthyer në shokun e jetës”, tha Aurela.

Çifti janë prindër të dy vajzave, Grace dhe Abigail, me të cilat këngëtarja ka realizuar dhe këngën e veçantë së fundmi të titulluar “O ma”./tvklan.al